NBA: Ndërron jetë legjenda e Boston Celtics

NBA: Ndërron jetë legjenda e Boston Celtics

Legjenda e klubit amerikan të basketbollit Boston Celtics, KC Jones, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeç, përpara ndeshjes së Krishtlindjes së ekipit kundër Brooklyn Nets, njoftoi Celtics të premten, transmeton Insajderi.

Jones fitoi gjithsej 11 kampionate me Celtics, tetë si lojtar në vitet 1950 dhe 60 dhe tre të tjerë si trajner në vitet 80.

Në një postim në Twitter pasi mori lajmin, legjenda tjetër e Celtics, Bill Russell, tha: “Sapo kam marrë një telefonatë që më njoftoi se ish-shoku i dhomës, bashkëlojtari dhe mbi të gjitha miku im, KC Jones, ndërroi jetë këtë mëngjes. Lutjet janë për familjen. Ne kemi qenë miq për gati 60 vjet, kjo është fotografia jonë e fundit së bashku. Shokë përjetë”.

Siç citohet në faqen zyrtare të Celtics, presidenti i operacioneve të basketbollit i klubit, Danny Ainge, gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij.

“K.C. ishte një trajner i shkëlqyeshëm për të luajtuar nën drejtimin e tij”, tha Ainge, i cili kaloi pesë vjet si lojtar nën menaxhimin e Jones.

Fanella e Jones me numrin 25 “u pensionua” nga Celtics në vitin 1967. /Insajderi.com