Turqia shënon 256 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia shënon 256 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia raportoi 17.543 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 3.199 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Insjaderi.

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 2.118.255 me shifrat e fundit, treguan të dhënat, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, 35.511 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 1.970.803, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 19.371, me 256 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 201.104 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 23,4 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 4.702. /Insajderi.com