Në kuadër të javës së 15-të në Premier League, Arsenal është kthyer te fitorja pas shtatë xhirosh, ku kanë mposhtur rivalët lokal, ekipin e Chelsea me rezultat 3:1, njofton Insajderi.
Në minutën e 34-të në ndeshje, vendasit krijuan epërsinë e parë, më sulmuesin Lacazette, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Një minutë para mbylljes së pjesës së parë, Granit Xhaka shënoi një supergol nga goditja e dënimit, kështu duke dyfishuar rezultatin në pjesën e parë.
Pjesa e dytë do të prodhonte edhe dy gola, nga një për secilën skuadër. Golin e tretë për nikoqirët e shënoi Saka (56’), duke tentuar të harkonte në zonë, topi përfundoi në shtyllë dhe pastaj në portën e Mendy.
Golin e nderit miqtë e shënuan me Abraham, i cili realizoi pesë minuta para fundit të sfidës. Duhet cekur se në minutën e parë shtesë, Jorginho humbi një penallti, ku kishte mundësi të hapte ndeshjen, mirëpo portieri gjerman Leno u tregua i saktë duke devijuar topin.
Më këtë fitore Arsenal ngritët në vendin e 14 në ligë me 17 pikë, ndërsa Chelsea zbret në vendin e gjashtë me 25 pikë. /Insajderi.com
G⚽L DE ARSENAL‼️
👤 Xhaka ⏱️ 43'
Arsenal 2️⃣
Chelsea 0️⃣#PremierLeague 🏴🏆pic.twitter.com/03WmAFPWuT— El Forastero (@ElForastero1982) December 26, 2020