Nga një sulm në Illinois mbesin të vrarë  tre persona

Nga një sulm në Illinois mbesin të vrarë  tre persona

Një person i armatosur hapi zjarr brenda një salle boulingu në Illinois, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur tre të tjerë të shtunën në mbrëmje në atë që autoritetet besojnë se ishte një sulm i rastësishëm, transmeton Insajderi.

Një “person i dyshuar” u mor në paraburgim pas të shtënave në Don Carter Lanes, tha Shefi i Policisë së Rockfordit Dan O’Shea gjatë një konference shtypi, raporton Anadolu Agency (AA).

O’Shea nuk dha menjëherë informacione shtesë për personin e dyshuar ose viktimat. Ai tha se nuk mendonte se ndonjë nga oficerët kishte qëlluar me armë.

Rockford është rreth 130 kilometra në veriperëndim të Chicago-s. /Insajderi.com