Nga përplasja e ortekut, tetë persona humbin jetën në Iran

Nga përplasja e ortekut, tetë persona humbin jetën në Iran

Të paktën tetë alpinistë janë konfirmuar të vdekur dhe disa të tjerë të zhdukur si pasojë e reshjeve të mëdha të borës dhe ortekëve në malet Alborz në veri të kryeqytetit Teheran, transmeton Insjaderi.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe në Iran (IRCS) ka njoftuar se deri më tani janë zbuluar tetë trupa, ndërkohë vazhdojnë përpjekjet e kërkimit për të zhdukurit e tjerë në ortekun e bores, raporton Anadolu Agency (AA).

Që nga dje pas reshjeve të mëdha të borës dhe ortekëve, alpinistë të shumtë janë bllokuar në vendpushime të ndryshme të skijimit në malet në Ahar, Darabad dhe Kolakchal.

Numri i saktë i alpinistëve të vdekur dhe të zhdukur ende nuk dihet, por disa burime pretendojnë se numri mund të jetë me dhjetëra.

Zyrtarët në IRCS thanë se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për alpinistët e zhdukur, pavarësisht se përpjekjet janë të vështira për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Shumë familje që dje kanë kontaktuar njësinë e urgjencave të vendit, duke kërkuar informacion në lidhje me të afërmit e tyre të zhdukur.

Sipas zyrtarëvë të IRCS-së, disa alpinistë u shpëtuan nga një situatë e rëndë në male, pasi shumë prej tyre kishin neglizhuar paralajmërimet e lëshuara nga agjencia e motit.

Gjatë stinës së dimrit, ortekët në malet e Teheranit verior janë të zakonshme dhe shumë alpinistë kanë humbur jetën në këto male.

Teherani është i vendosur në ultësirën e maleve Alborz dhe kjo zonë ka shumë vendpushime të skijimit. Me fillimin e dimrit javën e kaluar, kushtet e motit janë të rrezikshme për ecje nëpër male.

/Insajderi.com