Afrika e Jugut është bërë vendi i parë në kontinent që regjistron më shumë se një milion raste Covid-19.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi autoritetet konfirmuan se ishte zbuluar një variant i ri, me përhapje më të shpejtë, të koronavirusit.
Disa spitale dhe qendra mjekësore kanë raportuar një rritje të madhe të pranimeve, duke i sjellë një tendosje të madhe burimeve.
Presidenti Cyril Ramaphosa pritet gjerësisht të njoftojë kufizime më të ashpra për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Ngjarja e fundit u njoftua të Dielën nga Ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut, Zweli Mkhize. Vendi ka konfirmuar tani 1,004,413 infeksione Covid-19 dhe 26,735 vdekje që nga fillimi i shpërthimit në Mars./Insajderi.com
BBC News