Golden Eagle Ylli mposht Vëllaznimin në Gjakovë

Golden Eagle Ylli mposht Vëllaznimin në Gjakovë

Golden Eagle Ylli nga Suhareka ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në udhëtim (Gjakovë) me shifrat 72:93 (13:22, 19:28, 23:17, 17:26), në kuadër të javës së 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.

Ekipi nga Suhareka e nisi ndeshjen shumë më mirë, duke fituar çerekun e parë me nëntë pikë diferencë, 13:22.

Suharekasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 19:28, për të shkuar në pushim me 18 pikë epërsi, me rezultat 32:50.

Vëllaznimi ishte më i mirë në periodën e tretë, 23:17, por Ylli nuk lëshon pe dhe fiton 10 minutat e fundit, 17:26, për të triumfuar në fund me rezultat 72:93.

Te Vëllaznimi u dalluan Devonte Jackson me 27 pikë e pesë kërcime, Christopher Hortman me 18 pikë, 14 kërcime dhe nëntë asistime dhe Cendrik Council me 18 pikë e nëntë kërcime, ndërsa te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Valon Bunjaku me 17 pikë, shtatë kërcime dhe 11 asistime dhe Cody John me 20 pikë dhe gjashtë asistime.

Vëllaznimi në 12-të ndeshjet e zhvilluar deri më tani në Superligën e Kosovës në basketboll, ka arritur katër fitore teksa ka shijuar edhe tetë humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli ka shënuar shtatë fitore dhe pesë humbje në kampionat. /Insajderi.com