Nga tërmeti i fuqishëm, të paktën gjashtë persona humbin jetën në Kroaci

Nga tërmeti i fuqishëm, të paktën gjashtë persona humbin jetën në Kroaci

Një tërmet i fortë ka goditur Kroacinë qendrore duke vrarë të paktën gjashtë persona, ka plagosur shumë të tjerë dhe ka shkaktuar një shkatërrim të rëndësishëm në Petrinja, një qytet në juglindje të kryeqytetit Zagreb, transmeton Insajderi.

Tërmeti, i cili rrëzoi linjat telefonike dhe dërgoi kroatët në një gjendje shoku, u ndje në të gjithë vendin të martën, si dhe në Serbinë fqinje, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe deri në Graz në jug të Austrisë.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Tomo Medved, tha se numri i të vdekurve arriti në gjashtë persona, duke përfshirë një vajzë 12 vjeçare të vdekur në Petrinja dhe pesë të tjerë afër Glinës.

“Ne kemi shumë viktima. Në afërsi të Glinës, në qytetin e Majske Poljane, pesë vdekje janë konfirmuar deri më tani. Me një vajzë nga Petrinja, gjithsej gjashtë vetë vdiqën në këtë tërmet shkatërrues”, u tha Medved gazetarëve në Glina. /Insajderi.com