Gjatë ditës së martë, Premier League ka vazhduar me katër ndeshje në program, ku një fitore shënoi ekipi vendas, një u mbyll në barazim ndërsa në dy takime tjera fituan mysafirët, njofton Insajderi.
Arsenal ka shënuar fitoren e dytë me radhë, ku kësaj here ka mposhtur si mysafir ekipin e Brighton-it me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi sulmuesi francez Lacazette (66’). Me këtë fitore Arsenal ngjitet në vendin e 13-të në ligë me 20 pikë.
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:
Burnley – Sheffiled United 1:0
Southampton – West Ham United 0:0
West Bromwich Albion – Leeds United 0:5
/Insajderi.com