Vaksina Oxford-AstraZeneca aprovohet për përdorim në Angli

Vaksina Oxford-AstraZeneca aprovohet për përdorim në Angli

Vaksina e Covid e krijuar nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit është aprovuar për përdorim në MB.

Kjo do të çojë në një zgjerim masiv në fushatën e imunizimit të Mbretërisë së Bashkuar – që synon të kthejë jetën në normalitet.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se vaksinimi do të fillojë në 4 Janar “dhe do të përshpejtohet me të vërtetë në javët e para të vitit të ardhshëm”.

Britania e Madhe ka porositur 100 milion doza nga prodhuesi AstraZeneca – të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz.

Miratimi, nga rregullatori i ilaçeve, do të thotë që vaksina është e sigurt dhe efektive.

Vaksina Oxford-AstraZeneca u krijua në muajt e parë të vitit 2020, testuar tek vullnetari i parë në prill dhe që atëherë ka kaluar nëpër prova klinike në shkallë të gjerë që përfshijnë mijëra njerëz./Insajderi.com

BBC News