Bashkimi mposhtet nga Rahoveci

Bashkimi mposhtet nga Rahoveci

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 81:74 (17:21, 14:15, 28:11, 22:27), në kuadër të javës së 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.

Mysafirët nga Prizreni e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 17:21. Lojë më e baraspeshuar u zhvillua në periodën e dytë të takimit, mirëpo të cilin përsëri e fituan prizrenasit me shifrat 14:15, derisa pas 20-të minutash lojë, rezultati në semafor tregonte pesë pikë diferencë për miqtë, me shifrat 31:36.

Megjithatë, ‘Vreshtarët’ e nisën furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, duke dominuar 28:11, që doli të ishte edhe çereku vendimtar i kësaj përballje, pasi rezultati në semafor pas 30 minutash lojë ishte 58:47 për nikoqirët.

Në 10 minutat e fundit, prizrenasit u munduan të shkrijnë epërsinë, por vetëm duke arritur të fitojnë çerekun e fundit me pesë pikë diferencë 22:27, derisa Rahoveci triumfoi me shtatë pikë epërsi. Në fund, pas 40-të minutash lojë në palestrën ‘Mizahir Isma’ rezultati ishte 81:74 për Rahovecin.

Te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 24 pikë dhe Isaiah Traylor me 18 pikë e shtatë asistime, kurse te Bashkimi u dalluan Sean Hoehn me 30 pikë e pesë kërcime dhe Musab Mala me 16 pikë dhe pesë kërcime.

Rahoveci ka nëntë fitore dhe tri humbje në 12-të ndeshjet e zhvilluara në Superligën e Kosovës, ndërsa Bashkimi ka seri të barabartë prej gjashtë fitoreve dhe gjashtë humbjeve. /Insajderi.com