Balotelli shënon gol në debutim për Monza-n në Serie B

Balotelli shënon gol në debutim për Monza-n në Serie B

Sulmuesi karizmatik italian, Mario Balotelli, ka arritur të shënoi gol në debutim te skuadra e tij e re, në të cilën u transferua gjatë merkatos verore, Monza e cila bënë gara në Serie B italiane, njofton Insajderi.

Pas vetëm katër minutash lojë, me prekjen e parë të topit, Balotelli ka arritur të shënonte gol, në portën e zbrazët, pasi u asistua në mënyrë perfekte nga bashkëlojtari Carlos Augusto.

Padyshim që për Balotelli-n kjo është nisja e duhur, pavarësisht se e sheh veten në Serie B dhe në një kampionat që nuk i rri përshtat, mirëpo në ekip ka edhe Kevin-Prince Boateng.

Monza në fund e fitoi takimin përball liderit të ligës Salernitana-s me shifrat 3:0, ndërsa me këtë fitore, Monza ngjitet në vendin e tretë në ligë me 29 pikë pas 16 xhirosh.

Por planet e Monza-s janë për të qenë pjesë e elitës së futbollit në sezonin e ardhshëm, ndërsa aktualisht është Salernitana që e mban vendin e parë me 31 pikë. /Insajderi.com