Dy skuadra i ofrojnë kontratë pesë vjeçare Messit

Dy skuadra i ofrojnë kontratë pesë vjeçare Messit

Manchester City dhe New York City dëshirojnë t’ia ofrojnë një kontratë pesë vjeçare Lionel Messit.

Bëhet fjalë për një marrëveshje që do ta dërgonte për tri vite Messin të luajë në Pemier League e më pastaj dy vite në Ligën e Amerikës.

Në një intervistë me televizionin spanjoll “La Sexta”, Messi shfaqi dëshirën e tij që një ditë të luaj në Amerikë.

Lionel Messi gjatë kësaj vere kërkoi të largohet nga Barcelona, por kontrata e tij u bë çështje problematike. /Insajderi.com