Juventus siguron shërbimet e mesfushorit të Genoa-s

Juventus siguron shërbimet e mesfushorit të Genoa-s

Juventusi ka siguruar një lojtar të ri për të ardhmen. Bëhet fjalë për mesfushorin 19 vjeçar të Genoa-s, Nicolo Ravela, njofton Insajderi.

Drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratiçi ka biseduar me presidentin e kuqebluve, Enrico Preciozin dhe palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe gjithçka do të konfirmohet me katër janar.

Mesfushori 19 vjeçar do të qëndrojë te klubi për dy sezone në formë huazimi derisa të fitojë përvojën e nevojshme për të qenë te kampionët e Italisë. Vlera e këtij transferimi shkon në 15 milionë euro dhe kontrata e lojtarit skadon në vitin 2025.

Futbollisti kërkohej në të kaluarën nga Interi dhe Roma, por Juventusi arrit të bindte Genoa-n në fund. /Insajderi.com