Gjatë të shtunës, La Liga ka vazhduar me javën e 17-të, ku në program ishin tre sfida, njofton Insajderi.
Villarreal ka mposhtur me rezultat 2:1 mysafirët e Levante-s me golat e Nino (19’) dhe Moreno (54’), ndërsa golin e vetëm për mysafirt e shënoi Sergio Leon (73’).
Në derbin e Andalusisë mes Real Betis dhe Sevilla, ekipet kanë lujtuar baras 1:1. Të parët kaluan në epërsi mysafirët e Sevilla-s me golin e Suso (48’), derisa barazoi Betis me Sergio Canales (53’) nga pika e bardhë. Në minutën e 75-të në ndeshje, nikoqirët humbën një mundësi të artë për të arkëtuar pikë të plota nga kjo sfidë, mirëpo Nabil Fekir nuk u tregua i saktë nga pika bardhë.
Në ndeshjen tjetër, Getafe humbi në shtëpi nga Real Valladolid me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar për miqtë nga Shon Weissman (37’). /Insajderi.com