Pas një starti për t’u harruar, Arsenali i Mikel Artetës, i është rikthyer formën së shkëlqyer, njofton Insajderi.
“Topçinjtë” e nisën vitin me një triumf 0-4 në transfertë ndaj West Brom-it duke siguruar kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat, pas një ecurie të gjatë rezultatesh negative.
Tierney hapi serinë e golave në minutën e 23-të, ndërkohë që Saka dyfishoi shifrat në të 28-tën.
Në fraksionin e dytë të lojës, Arsenali realizoi edhe dy gola të tjerë me Lacazette që shënoi dopietë në minutat 61-të dhe 64-të, duke vulosur kështu “pokerin”.
Me këtë fitore, “topçinjtë” u ngjitën në kuotën e 23 pikëve, duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e 11-të. Në sfidën e radhës Arsenali do të presë në shtëpi Crystal Palace-n. /Insajderi.com