Mbi 85 milionë persona të infektuar me COVID-19 në mbarë botën

Mbi 85 milionë persona të infektuar me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 85 milionë, transmeton Insajderi.

Gjithsej 85.027.813 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 20.904.701 raste deri më tani.

Ky vend ndiqet nga India me 10.324.631 raste, Brazili me 7.716.405, Rusia 3.236.787, Franca 2.643.239, Britania me 2.599.789, Turqia me 2.232.035, Italia me 2.141.201, Spanja me 1.936.718, Gjermania me 1.773.540, Kolumbia 1.666.408, Argjentina 1.634.834, Meksika 1.443.544, Polonia me 1.312.780, Irani me 1.237.474, Afrika e Jugut me 1.088.889, Ukraina me 1.074.93 dhe Perjua me 1.018.99 raste.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,84 milionë njerëz, kurse mbi 60 milionë janë shëruar.