Manchester City mposht Chelsea-n në Londër

Manchester City mposht Chelsea-n në Londër

Manchester City ka mposhtur me rezultatin 3-1 londinezët e Chelsea-t në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Premier League, njofton Insajderi.

“Blutë e Londrës” janë shpërfytyruar në pjesën e parë, teksa të besuarit e Guardiolës kanë arritur të shënojnë plot tre herë.

Fillimisht ishte Gundogan, i cili shënoi në minutën e 18-të, ndërkohë që tre minuta më vonë ishte Foden që shënoi të dytin, ndërsa De Bruyne shënoi edhe të tretin në minutën e 34-të të ndeshjes, duke mbyllur dilemën e fituesit që në pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte me ekuilibruar, me të besuarit e Lampard që gjetën edhe golin e nderit, autor i të cilit ishte Hudson Odoi në fundin e ndeshjes, por që kishte shumë pak vlerë.

Me këtë fitore City shkon në kuotën e 29 pikëve, tre më shumë se Chelsea që renditen të pestët në ligë. /Insajderi.com