Skuadra gjermane e Bayernit në merkaton e verës do të futet në treg për të kërkuar një mesfushor qendre i cili do të zëvendësojë spanjollin Xabi Alonso.
Ky i fundit njoftoi para disa ditësh se do ta mbyllte me futbollin e luajtur në fund të këtij sezoni.
Mes emrave që qarkullojnë në mediat europiane si Marco Verrati i PSG-së apo Piotr Zielinski i Napolit, përfshihet edhe ai i mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka.
Mundësia që mesfushori me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren e Zvicrës të vihet nën urdhërat e Carlo Ancelottit janë të mëdha, dhe diçka të tillë e konfirmon edhe një nga trajnerët më të njohur gjermanë, Ottmar Hitzfeld.
“Sigurisht që Xhaka është në radarët e Bajernit. Ai është një mesfushor nën vëzhgim nga të gjithë klubet më të mëdha të Europës sepse vazhdon të përmirësohet”, ka thënë Hitzfeld për gazetën zvicerane “Blick”. /Insajderi.com