Harry Kane “duhet të shkojë” në Real Madrid nëse këta të fundit e thërrasin, ka thënë Jonathan Woodgate, duket shtuar se sulmuesi i Tottenham-it, duhet t’u bashkohet mbretërve nëse do të arrijë nivelin e Lionel Messit e Cristiano Ronaldos, shkruan Goal, njofton Insajderi.
Woodgate beson se ylli i Spurs do ta kishte të vështirë ta refuzonte një ofertë të tillë, meqë ka ambicie personale për të qenë një nga lojtarët më elitarë të planetit.
“Nëse Real Madrid vijnë për ty – sidomos për Harry Kane – ai duhet të shkojë”, thotë ish-lojtari i Tottenhamit, i cili po ashtu ka kaluar kohë në Santiago Bernabeu në karrierën e tij.
Ai duke folur për Stadium Astro, pohoi se “nëse Kane dëshiron trofe dhe të kalojë në nivel tjetër, atë të Messit e Ronaldos, atëherë duhet të shkojë në Real”./Insajderi.com