Pirlo: Morata mungon në ndeshjen ndaj Milanit

Pirlo: Morata mungon në ndeshjen ndaj Milanit

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit Alvaro Morata.

Morata nuk ishte titullarë në ndeshjen e fundit ndaj Udinese, derisa ka pasur probleme edhe në stërvitje, njofton Insajderi.

Tekniku italian ka bërë të ditur se më shumë gjasa spanjolli do mungojë në përballjen e radhës kundër liderit momental të Seria A.

“Ka pasur probleme në stërvitjen e fundit, ne duhet të shohim në ditët e ardhshme”.

“Ai me shumë mundësi nuk do jetë i gatshëm të mërkurën”, tha trajneri i Juventusit.

Pos Moratas, Juventusi do të jetë edhe pa mbrojtësin Alex Sandro, që ka rezultuar pozitiv me COVID-19./Insajderi.com