Real Madrid afër nënshkrimit me David Alaba

Real Madrid afër nënshkrimit me David Alaba

David Alaba është shumë pranë Realit të Madridit. Kontrata e tij me klubin e Bayern Munchen skadon më 30 qershor 2021, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton “The Guardian”, skuadra madrilene është në avantazh në rrugën që të dërgon tek mbrojtësi 28 vjeçar austriak që mund të arrihet marrëveshja në javët e ardhshme.

Motivet lidhen nga oferta e “Los Blancos”, që është oferta më e mirë në respekt ndaj konkurrentëve të tjerë, gjithashtu edhe për vetë vullnetin e lojtarit që dëshiron të transferohet në Madrid. /Insajderi.com