Për herë të katërt Heung-Min Son shpallet lojtari më i mirë në Azi

Për herë të katërt Heung-Min Son shpallet lojtari më i mirë në Azi

Ish-sulmuesi i Bayer Leverkusen, korerano-jugori, Heung-Min Son, është shpallur si lojtari më i mirë në Azi, njofton Insajderi.

Sulmuesi i Koresë së Jugut dhe i Tottenham Hotspur është një nga pikat më të forta të skuadrës së Jose Mourinho-s dhe sulmit të tij.

E përditshmja kineze “Titan Sports” ka krijuar këtë çmim ku çdo vit përzgjidhet lojtari më i mirë i vitit aziatik të votuar nga gazetarët sportiv.

Në vendin e parë ishte Son, në të dytin u rendit Sardar Azmun i Zenit St. Petersburg dhe podiumin e mbyll Junior Negrao i Ulsan Hyundait. /Insajderi.com