Kur Mauricio Pochettino u zgjodh për të ardhur në krye të Paris Saint-Germain, ai u pajtua të merrte një nga detyrat më të vështira në botën e futbollit.
Pochettinos do t’i duhet të mbështet në talentin e Neymar dhe Mbappe, deshi ai apo jo, shkruan Goal.
Megjithatë, fakti se kontratat e tyre do të skadojnë dhe e ardhmja e tyre ende nuk dihet, ia bënë jetën akoma më të vështirë trajnerit argjentinas.
Por, gjërat mund të shkojnë edhe ndryshe.
Në PSG fare lehtë mund të vije Lionel Messi, i cili nuk është i kënaqur në Barcelonë dhe ka pasur zëra që e kanë lidhur me PSG-në, njofton Insajderi.
Por, Pochettino e di se arsyeja përse ka shkuar në PSG është triumfi në Ligën e Kampionëve dhe e ardhmja tij në klubin francez varet krejtësisht nga dështimi apo suksesi në këtë garë.
PSG, prese ka pronar të rinj, ka investuar qindra miliona euro vetëm e vetëm që të arrijë deri te fitorja në Ligën e Kampionëve./Insjaderi.com