Shpallet fajtor për korrupsion, dënohet me vdekje

Shpallet fajtor për korrupsion, dënohet me vdekje

Një kinez, ish-shef i financave, është gjetur fajtor për korrupsion dhe është dënuar me vdekje, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Prej shpalljes së vendimit, grupe që mbrojnë të drejtat e njeriut e kanë kritikuar ashpër vendimin.

Lai Xiaomin, është arrestuar në vitin 2018 nën akuzat se ka marrë 1.8 miliardë para kineze (mbi 226 milionë euro) në formë ryshfeti në një periudhë prej 10 vjetësh.

Ky dënim është një nga më të ashprit prejse me Kinën udhëheqë presidentin Xi Jinping.

Gjykatë kineze në Tianjin, kur njoftoi për dënimin tha se krimet e tij “i kanë shkaktuara humbje të mëdha interesit të vendit”.

Por, Phil Robertson, zëvendës-drejtor për Azinë i organizatës “Human Rights Watch”, ka thënë për BBC se “dënimi me vdekje i Lia Xiaomin për krime financiare, siç është ryshfeti, është një shkelje e rëndë e përkushtimit të Kinës për të respektuar standardet ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut”./Insajderi.com