Fatmir Gashi i prinë planit ekonomik 2021-2025 të premtuar nga Haradinaj

Fatmir Gashi i prinë planit ekonomik 2021-2025 të premtuar nga Haradinaj

Fatmir Gashi, ka marrë përsipër bashkë me disa “ekspertë”, hartimin e planit ekonomik 2021-2015, që Ramush Haradinaj e ka premtua ditë më parë.

Në këtë plan parashihet “Fondi i Mbijetesës” që vlen një miliard euro.

“Kosova ka nevojë për më pak politikë e më shumë punë konkrete”, ka shkruar njëri nga themeluesit e AAK-së.

“Në shtëpinë që e kemi themeluar bashkë në vitin 2000 AAK, po punojmë intensivisht në Programin Ekonomik 2021 – 2025, ie që pjesë përmbajtësore dhe prioritare do ta ketë projektin për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021”, shtoi ai.

“Ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike dhe benefite të tjera”.

Gashi u zotua se grupi i ekspertëve e ka mbështetjen e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. /Insajderi.com

 

Një Miliard Euro për vitin 2021

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ju që më njihni e dini se jam i prirë të…

Posted by Fatmir Gashi on Wednesday, 6 January 2021