Atletico Madrid eliminohet nga Kupa e Mbretit

Atletico Madrid eliminohet nga Kupa e Mbretit

Një surprizë të pakëndshme ka rezervuar dita e sotme për Atleticon e Madridit. Skuadra spanjolle është befasuar në Kupën e Mbretit, kompeticion të cilit i ka dhënë lamtumirën për këtë sezon, njofton Insajderi.

Ishte një ekip anonim nga Liga e Tretë e Spanjës ai që turpëron djemtë e Simeones. Cornella ka mposhtur me shifrat 1-0 bardhekuqtë, teksa vendosi ai gol i ardhur që në minutën e shtatë nga Jimenez.

E si për të mos mjaftuar rezultati, mbi shpatullat e lojtarë të Atleticos së Madridit rëndon edhe fakti se përgjatë gjithë ndeshjes nuk arritën që të gjuanin asnjëherë brenda kuadradit të skuadrës kundërshtare, megjithëse në total krijuan 15 raste për shënim.

Ndërkohë në minutën e 63-të Ricard Sanchez lë kryeqytetasit me 10 lojtarë, duke ia bërë të pamundur përmbysjen Atleticos.

Edhe sezonin e kaluar në Kupën e Mbretit, ekipi i Simoeones është eliminuar nga një klub i panjohur, siç ishte Leonesa. /Insajderi.com