Mayoral i lumtur me dygolëshin e parë në Serie A

Mayoral i lumtur me dygolëshin e parë në Serie A

Roma të mërkurën ka shënuar fitore në kuadër të javës së 16-të në Serie A kundër Crotones me rezultat 3:1, njofton Insajderi.

Roma që në fraksionin e parë ka mbyllur dilemën e fituesit në këtë takim, duke shënuar plot tre herë, ndërsa dy gola në këtë takim i shënoi sulmuesi spanjoll i huazuar nga Real Madrid, Borja Mayoral.

Pas kësaj dopiete, Mayoral është shprehur i lumtur me dygolëshin e tij, ku pas ndeshjes ka dhënë një intervistë për mediat italiane.

“Jam i lumtur për dopietën time të parë në kampionat, pata një tjetër në Ligën e Evropës. Jam i lumtur për dy golat dhe për fitoren e ekipit, nuk ishte e lehtë për ta arritur atë në këtë fushë”, tha fillimisht sulmuesi spanjoll.

I pyetur nga gazetarët nëse tani Fonseca do ta ketë të vështirë të zgjedhë sulmuesin kryesor, mes tij dhe Dzekos, Mayoral u shpreh:

“Unë punoj në çdo stërvitje dhe çdo lojë në të cilën mund të luaj. Trajneri vendos, unë jam gjithmonë i gatshëm për të luajtur dhe për të ndihmuar ekipin”, ishin fjalët e lojtarit të huazuar nga kryeqyteti spanjoll. /Insajderi.com