Trazirat në Uashington: Kush ishin njerëzit që u futën në institucione?

Trazirat në Uashington: Kush ishin njerëzit që u futën në institucione?

Kush ishin protestuesit që u futën dhunshëm në ndërtesat në “Capitol Hill”, pasi morën pjesë në tubimin e organizuar nga Donald Trump?

Disa po mbanin simbole që lidhen me gupe dhe ide të caktuara, shkruan BBC, njofton Insajderi.

QAnon në mesin e protestuesve

Imazhet dhe fotografitë tregojnë njerëz që mbanin simbole të grupeve ekstrem dhe të ekstremit të djathtë dhe të grupeve që shpërndajnë konspiracione në internet, të cilët prej kohësh janë mbështetës të Donald Trump.

Një nga imazhet më goditëse që shpejt u shpërnda nëpër media, ishte një foto e një personi që kishte ngjyrosur fytyrën dhe kishte vendosur një kapelë me brinjë.

Ai është identifikuar si Jake Angeli, një mbështetës i njohur i teorisë konspirative QAnon. Ai e quan vetën QAnon Shaman.

QAnon supporter

Në rrjetet sociale shihet se ai merr shpesh pjesë në tubimet e QAnon dhe poston video me teori konspirative ne Youtube.

Ai ishte parë edhe në nëntor duke mbajtur një fjalim në Feniks të Arizonës, ku thoshte se zgjedhjet janë vjedhur.

Foto e tij të Facebook-ut gjithashtu janë një grumbull imazhesh që prezantojnë teori konsiprative dhe ide ekstremiste.

Porud Boys”

Një tjetër grup që ishte pjesë e personave që u futen në institucione ishin edhe anëtarët e grupit të djathtë ekstrem “Proud Boys”.

Kjo organizatë u formua në vitin 2016 si një lëvizje anti-emigrantëve dhe të gjithë anëtarët janë meshkuj.

The individual on the right is Nick Ochs, who describes himself as a "Proud Boy Elder".

Një nga anëtarët e këtij grupi, Nick Ochs, bëri një twitt brenda ndërtesës së Kongresit ku shkruante “Përshëndetje nga Kongresi”.

Influencues të rrjeteve sociale

Njerëz me rrjet të madh ndjekësish në rrjetet sociale gjithashtu janë parë në protestë.

Në mesin e tyre ishte një personalitet i famshëm i rrjeteve sociale, Tim Gionet, i cili vetëquhet “Baked Alaska”./Insajderi.com

Online personality known as "Baked Alaska" filmed inside the Capitol