Femra e vrarë në Capitol ishte veterane e ushtrisë amerikane

Femra e vrarë në Capitol ishte veterane e ushtrisë amerikane

Gruaja e cila me sa duket u qëllua në gjoks në ndërtesën e Kongresit Amerikan (Capitol) gjatë trazirave masive të mbështetësve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka vdekur, transmeton Insajderi.

Vdekja e saj u konfirmua nga policia e Washingtonit gjatë një telefonate, por detaje shtesë nuk janë shpalosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Ashli Babbitt ka punuar në forcat aktive të aviacionit dhe ka shërbyer në detyrë aktive nga prilli 2004 deri në prill 2008, si dhe ishte vendosur në Irak. Ajo ka marrë edhe lëvdata, përfshirë edhe atë për Luftën Globale kundër Terrorizmit.

Ajo u pa teksa dilte duke u mbajtur nga punëtorët mjekësorë nga legjislatura federale ndërsa ishte e gjakosur shumë.

Mbështetësit e Trump-it u futën në Kongres gjatë ditës teksa ligjvënësit duhej të mblidheshin në një sesion të përbashkët të Kongresit që tradicionalisht është një rutinë e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen forcat e sigurisë që shënjestrojnë me pistoleta teksa protestuesit u përpoqën të futen në Dhomën e Përfaqësuesve ku duhej të bëhej numërimi i votave.

Sipas raportimeve shumë zyrtarë të policisë janë plagosur.

Pas incidentit, kryebashkiakja e Washingtonit, Muriel Bowser, shpalli orë policore duke filluar nga ora 18:00 sipas kohës lokale. /Insajderi.com