Mbrëmja e sotme e Bundesligës ka dhuruar spektakël, teksa Byern Munchen është mposhtur nga Borussia Moenchengladbach me rezultat 3:2, njofton Insajderi.
Një ndeshje që rezervoi plot pesë gola në fushën e lojës dhe gjithçka u vendos brenda 49 minutave.
Skuadra bavareze ishte e para që kaloi në avantazh, teksa Lewandowski kthen në gol një penallti në minutën e 20-të, ndërsa gjashtë minuta më pas Goretska tund rrjetën për herë të dytë.
Në këto kushte dukej se ky duel do të fliste i gjithi për ekipin e Hans Flick, por M’Gladbach i suprizon të gjithë. Vendasit realizojnë një përmbysje të çmendur, ku në harkun kohor të 14 minutave shënuan tre gola. Dy do të vinin brenda pjesës së parë, ndërsa perla e tretë do të realizohej në minutën e 49-të ndeshjes. /Insajderi.com
Florian Neuhaus makes it 3 unanswered for Monchengladbach (+377 ML) as they now lead 3-2
pic.twitter.com/Odiw69AeAd— Bet The Footy (@betthefooty) January 8, 2021