Liverpool nuk ka falur në Kupë, teksa ka triumfuar me rezultatin 4-1 ndaj Aston Villës në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për 1/32, njofton Insajderi.
Skuadra e Klopp gjeti golin që në minutën e katër me Sadio Mane, teksa Aston Villa, e cila luante me ekipin e të rinjve, për shkak të shpërthimit të Koronavirusit në skuadër, barazoi me Barry në minutën e 41-të.
Pjesa e dytë ishte një histori tjetër, pasi Liverpool arriti të shënojë edhe tre herë të tjera, për rezultatin 4-1 dhe për të kaluar në fazën tjetër të Kupës.
Për t’u theksuar është edhe paraqitja e Xherdan Shaqirit, i cili pasi u fut në fushë në minutën e 61-të, dha dy asiste për katër minuta, fillimisht për Mane dhe më pas për Salah, në minutat 63-të e 65-të. /Insajderi.com