Bora bëhet shkak që të shtyhet ndeshja Atletico Madrid & Athletic Bilbao

Bora bëhet shkak që të shtyhet ndeshja Atletico Madrid & Athletic Bilbao

Ndeshja në mes Atletico Madridit dhe Athetico Bilbaos është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

I tërë stadium është i mbuluar dhe kjo ka detyruar La Ligan në bashkëpunim me dy klubet që ta shtyjnë duelin.

Ende nuk është caktuar data se kur do të zhvillohet kjo ndeshje.

“Një datë e re për këtë takim do të konfirmohet gjatë ditëve në vijim në një prej vendeve të lira në kalendarin e garës”, thuhet në njoftimin e La Ligas. /Insajderi.com