De Ligt preket nga COVID-19 te Juventusi

De Ligt preket nga COVID-19 te Juventusi

Pas pozitivitetit të Alex Sandros dhe Juan Cuadrados, tani është infektuar me Koronavirus edhe mbrojtësi holandez Matthijs De Ligt, njofton Insajderi.

Mbrojtësi holandez pas kontrolleve të kryera të tamponit ka rezultuar pozitiv dhe ai menjëherë është vetë-izoluar në banesën e tij.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi “bardhezi” me anë të një komunikatë në faqen e saj zyrtare:

“Klubi i Juventusit komunikon se në kontrollet e kryera të tamponit, është vërejtur pozitiviteti me COVID-19 të lojtarit, Matijs De Ligt. Futbollisti është vetë-izoluar.”, përfundojnë komunikatën kampionët e Italisë. /Insajderi.com