Bundesliga: Leverkusen dhe Werder ndajnë pikët, Schalke fiton

Bundesliga: Leverkusen dhe Werder ndajnë pikët, Schalke fiton

Gjatë të shtunës, Bundesliga ka vazhduar me javën e 15-të, ku gjatë ditës në program janë zhvilluar pesë sfida, njofton Insajderi.

Bayer Leverkusen dhe Werder Bremen kanë ndarë pikët duke luajtur 1:1, teksa golat u shënuan nga Toprak për mysafirët dhe Schick për nikoqirët.

Në ndeshjen tjetër, Schalke më në fund ka shënuar fitoren e parë në kampionat, ku ka deklasuar Hoffenheim-in me rezultat 4:0. Golat për vendasit u shënuan nga amerikani 19 vjeçar Hoppe, i cili shënoi hatt-trick ndërsa golin tjeter e shënoi Harit.

Në ndeshjet tjera, u arritën këto rezultate:

Freiburg – Koln 5:0

Mainz – Eintracht Frankfurt 0:2

Union Berlin – Wolfsburg 2:2

Në ndeshjen e fundit të ditës së shtunë, me fillim nga ora 18:30 luhet derbi i javës, ku Leipzig pret mysafirët e Dortmund. /Insajderi.com