Danimarkë: Nëntë persona arrostohen në protestat anti-COVID

Danimarkë: Nëntë persona arrostohen në protestat anti-COVID

Nëntë persona janë arrestuar në protestat kundër masave për parandalimin e Koronavirusit (COVID-19) në Danimarkë, transmeton Insajderi.

Protestat u organizuan nga lëvizja e mediave sociale “Njerëzit me të zeza” (Men in Black) në kryeqytetin Kopenhagë dhe në Aalborg, qytetin e katërt më të madh të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protesta brohoriteshin slogane kundër kryeministres daneze Mette Frederiksen dhe u pohua se kufizimet për parandalimin e virusit janë të ekzagjeruara dhe të panevojshme dhe se masat nuk kishin të bënin me COVID-19, por me kontrollimin e popullit.

Në protestë kishte edhe tensione midis pjesëmarrësve dhe policisë, ndërsa protestuesit hodhën edhe fishekzjarrë.

Policia ndërhyri ndaj protestuesve në Kopenhagë kur ata hodhën fishekzjarrë dhe shishe në drejtim të oficerëve.

Sipas mediave daneze, katër persona janë arrestuar në protestën në Kopenhagë, kurse sipas një deklarate nga Policia e Jyllandit të Veriut, pesë nga gjashtë persona që kundërshtuan ligjin për fishekzjarrët janë arrestuar në Aalborg.

Megjithëse maksimum pesë persona mund të tubohen në Danimarkë në kuadër të masave anti-COVID-19, protestat nuk mund të ndalohen për shkak të nenit të “lirisë së tubimit” në Kushtetutë. /Insajderi.com