Maldini mendon të afrojë El Shaarawyn te Milan

Maldini mendon të afrojë El Shaarawyn te Milan

Stephan El Shaarawy u bë i njohur për të gjithë te Milani, aty ku në moshë të re tregoi shkëlqimin e tij, njofton Insajderi.

Megjithatë sulmuesin italian mund ta shikojmë përsëri me fanellën e Milanit, madje që në këtë sezon. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, sulmuesi po negocion me skuadrën e Shangai Shenhua në Kinë, për të dalë lojtar i lirë dhe më pas të rikthehet në Europë.

Thuhet se Maldini po studion një lëvizje për ish-lojtarin kuqezi, për të cilin nuk do duhej shpenzim, pasi do të mund të merrej me parametër zero. Gjithsesi El Shaarawy nuk është një zgjedhje primare për drejtuesit e Milanit, por ekziston mundësia që në ditët e ardhshme, Maldini të nisë ofensivën për ta afruar, duke ditur se do merrje falas. /Insajderi.com