Conte pas sfidës me Romën: Kishim mundësi ta mbyllnim lojën

Conte pas sfidës me Romën: Kishim mundësi ta mbyllnim lojën

Pas barazimit ndaj Romës edhe pse me një Inter me dy fytyra këtë ndeshje, Antonio Conte shfaqet pas ndeshjes për të analizuar këtë barazim që e sheh veten të largohet me -3 pikë nga Milani kryesues, njofton Insajderi.

“Ne patëm mundësinë ta mbyllnim lojën. Na ka munguar instinkti “vrasës”, më vjen keq sepse kemi luajtur ndaj një ekipi të fortë që po bën gjëra të mrekullueshme. Pavarësisht disavantazhit ne patëm forcën për ta përmbysur lojën. Do të kishte qenë e rëndësishme të fitonim këtu në Romë”, tha fillimisht Conte.

Më tutje, Conte foli edhe për zëvendësimet: “Për ne praktikisht asgjë nuk kishte ndryshuar me zëvendësimet. Vendosa Perisiç që Lautaro të sulmonte hapësirën, Galiargdini në vend të Vidal dhe Kolarov në vend të Hakimit që kishte filluar të ndjehej i lodhur”.

Në fund italiani foli edhe për kundërshtarin e sotëm, duke thënë: “Roma është një skuadër e fortë dhe në fund do të ketë të njëjtat objektiva si ne”, përfundoi fjalën e tij Conte. /Insajderi.com