Marota qetëson tifozët e Interit: Shoqëria është stabile

Marotta qetëson tifozët e Inter: Shoqëria është stabile

Marotta qetëson tifozët e Inter: Shoqëria është stabile

Administratori i Deleguar i Interit, Beppe Marotta ka qetësuar tifozët zikaltër duke folur për shitjen e mundshme të klubit nga Milano duke i përgënjeshtruar këto lajme dhe duke thënë se shoqëria është stabile, njofton Insajderi.

Çështja e klubit – “Dua të qetësoj tifozët tanë pasi pronësia dhe klubi është solid. Jemi duke përjetuar një moment qartësie ekonomiknë futboll jo vetëm tek ne por në të gjithë botën dhe është normale që ka vështirësi. Këto situata na dërgojnënë një kompaktësi të madhe për të nderuar fanelën dhe jam shumë pozitiv për të ardhmen.”

Eriksen dhe gjyqi – “Mund të theksoj vetëm se klubi do të përmbushë detyrimet e saj kontraktuale.”

Merkato – “Fakti që nuk ka asnjë mënyrë për të investuar na çon të vlerësojmë këtë grup. Nuk ka operacione të mundshme, kështu që ne po vlerësojmë rikonfirmimin total të këtij grupi.”, përfundoi Beppe Marotta. /Insajderi.com