Turqia shënon 176 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia shënon 176 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Turqia raportoi 9.138 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 1.017 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti tejkaloi 2,32 milionë me shifrat e fundit, treguan të dhënat, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, 8.103 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në mbi 2,19 milionë, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 22.807, me 176 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 162.786 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 26 milionë.

Të dhënat e fundit thonë se numri i pacientëve në gjendje kritike u ul në 2.811.

Duke u bërë thirrje njerëzve të respektojnë masat kundër COVID-19, ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca shkroi në Twitter: “Rënia e numrit të pacientëve në gjendje kritike do të zvogëlojë numrin e humbjeve tona”. /Insajderi.com