Milani ka njoftuar zyrtarisht se mbrojtësi brazilian Leo Duarte ka kaluar te Istanbul Basaksehir si huazim me një mundësi për ta blerë, njofton Insajderi.
Qendërmbrojtësi bashkohet me skuadrën turke në huazim deri në qershor të vitit 2022 dhe 24-vjeçari largohet nga Rossonerët pasi kishte luajtur nëntë ndeshje për Djajtë.
Ai u transferua në San Siro nga Flamengo në gusht të vitit 2019 dhe është paraqitur vetëm në tre ndeshje këtë sezon.
“AC Milan dhe Istanbul Basaksehir FK kanë arritur një marrëveshje mbi huazimin e Leonardo Campos Duarte da Silva” shkroi klubi italian.
“Lojtari do të qëndrojë te Istanbul Basaksehir deri më 30 qershor të vitit 2022, mbi një bazë të përkohshme me një mundësi që pala turke të regjistrojë lojtarin përgjithmonë”, thuhet më tej në komunikatë./Insajderi.com