Mbështetësit e Trump-it po planifikojnë protestë të armatosur, paralajmëron FBI

Mbështetësit e Trump-it po planifikojnë protestë të armatosur, paralajmëron FBI

Zyra Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FBI) ka paralajmëruar për një protestë të mundshme me pjesëtarë të armatosur të cilët janë përkrahës të Donald Trump, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Pjesë e protestës sipas FBI pritet të jenë edhe pjesëtarë të grupeve të djathta ekstreme.

Kjo supozohet të ndodhë para inaugurimit të Joe Biden president, prandaj kjo ngjarje pritet të ketë masa të sigurisë tepër të larta.

Në anën tjetër demokratët thonë se një votë mosbesimi do të bëhet për Trump-in gjatë këtyre ditëve./Insajderi.com