Zaccheroni: Milanin mund ta ndal vetëm Juventus ose Inter

Zaccheroni: Milanin mund ta ndal vetëm Juventus ose Inter

Milani është duke mbajtur ende kryesimin e kampionatit në Seria A, me ‘kuqezinjtë’ që kanë dalë përtej pritshmërive pasi objektivi i tyre ishte rikthimi në “Champions League”, njofton Insajderi.

Megjithatë deri në këtë pikë ku ka mbërritur kampionati ekzistojnë gjasa të mëdha që ‘kuqezinjtë’ të jenë në luftën për titull deri në javën e fundit. Pikërisht për këtë arsye Alberto Zaccheroni ka folur për “Corriere Della Sera”.

Duke kujtuar se Milani nuk mund ta shpërdorojë kaq lehtë për t’u rikthyer te titulli i fituar, mundësinë që vjen rrallëherë.

“Kuqezinjtë kanë shpirtin e garës që i shtyn më tepër dhe kanë një energji të madhe. Milani e di se ka shansin e jetës tani. Përveç Juventusit dhe Interit, unë nuk shoh dikë tjetër që mund të ndali Milanin. Juventusi ka një problem: “Kush është formacioni titullar?”. Përveç Ronaldos, të gjithë të tjerët kanë ndryshime të vazhdueshme. Dybala, Chiesa, Kulusevski, Morata, askush nuk është titullar i rregullt. Interi është më i uritur, por kushtëzohet nga mesfusha”, ka thënë Zaccheroni. /Insajderi.com