Ballkanit i bllokohet afati kalimtar

Ballkanit i bllokohet afati kalimtar

Pas disa skuadrave në Shqipëri, tashmë afati kalimtar i është bllokuar edhe Ballkanit në Superligën e Kosovës në futboll, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton “Infosport.mk”, klubit nga Suhareka i është bllokuar sistemi për të federuar lojtarë dhe për këtë arsye nuk mund të bëjnë lëvizje në hyrje.

Në këtë situatë, përpara se drejtuesit e klubit ‘dardan’ të punojnë për përforcimin e skuadrës, fillimisht duhet të zgjidhin çështjen për federimin e lojtarëve.

Momentalisht nuk dihet ende shkaku për bllokimin e merkatos, por në vazhdim mund të kemi edhe një sqarim më të detajuar. /Insajderi.com