Barcelona e dëshiron Agueron, por pa i dhënë para City-it

Barcelona e dëshiron Agueron, por pa i dhënë para City-it

Barcelona është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester City-it, Sergio Aguero, shkruan The Sun, njofton Insajderi.

Argjentinasi verën e ardhshme përfundon kontratën me ekipin anglez edhe është lojtar i lirë.

32 vjeçari dhe ish lojtari i Atletico Madrid mbetet pa kontratë këtë verë dhe ende nuk ka arritur ndonjë pajtim për ta vazhduar atë me City-n.

Ndërkohë Barcelona është në treg për një sulmues të dëshmuar pas largimit të Luis Suarez dhe mund të ketë përparësi në marrjen e Agueros megjë ky është shok i ngushtë me kapitenin e blaugranëve, Lionel Messi./Insajderi.com