Anësori i Manchester Unitedit, Jesse Lingard është bërë objektiv i skuadrave të mëdha londineze, Arsenalit dhe Chelseat.
Jese Lingard nuk është i kënaqur me hapësirën e pakët që ka në Manchester United.
Anglezi po mendon një largim nga Old Trafford dhe ka shumë skuadra të mëdha nga Liga Premier që po kërkojnë shërbimet e tij.
Reprezentuesi anglez ka vetëm edhe një vit kontratë në marrëveshjen aktuale dhe Arsenali janë duke e monitoruar situatën e tij tash e sa kohë.
Megjithatë, sipas The Sun Topçinjtë kanë një rival të madh për të fituar shërbimet e tij.
Chelsea i Antonio Contes po e shikon Lingardin si një mundësi e mirë për të nënshkruar gjatë verës me të.
Çmimi i anglezit besohet të jetë rreth 15 milionë euro./Inasjderi.com