Inter eliminon Fiorentinën nga Kupa pas vazhdimeve

Inter eliminon Fiorentinën nga Kupa pas vazhdimeve

Inter ka eliminuar nga Kupa e Italisë Fiorentinën pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt në “Artemio Franchi” kishte përfunduar me shifrat e barabarta 1:1, njofton Insajderi.

Të parët në epërsi kaluan miqtë me mesfushorin kilian, Arturo Vidal, i cili shënoi nga pika e bardhë, kur po zhvillohej minuta e 40-të e ndeshjes.

Nikoqirët do të barazonin rezultatin me sulmuesin Kouame (57’), rezultat me të cilën përfundoi 90-të minutat e rregullta të ndeshjes.

Gjithashtu edhe pjesa e parë e vazhdimeve e 15-të minutave mbaroi 1:1, teksa në vazhdimet e dyta, ekipi i Contes do të shënonte golin e fitores dhe të kalimit në fazën e çerekfinales.

Autor i golit ishte Romelu Lukaku, i cili do të shënonte me kokë nga afërsia, ku nga krahu i djathtë do të harkonte Barrella. E gjitha kjo ndodhi një minutë para mbylljes së vazhdimeve të dyta, dhe para se ekipet t’i drejtoheshin penalltive.

Në çerekfinale, Inter do të ndeshet me rivalin lokal, Milan, të cilët mbrëmë pas penalltive arritën të eliminonin Torinon. /Insajderi.com