Manchester City pret në “Etihad Stadium” ekipin modest të Brighton-it, për të zhvilluar ndeshjen e rëndësishme për javën e 18-të në Premier League, njofton Insajderi.
Ndeshja mes City-t dhe Brighton-it pritet të fillojë nga ora 19:00, ndërsa nga ky takim, ekipi i Guardiolës kërkon pikë të plota për t’u afruar me kreun e tabelës, ku aktualisht “qytetarët” ndodhen në vendin e gjashtë me 29 pikë, me dy ndeshje më pak të zhvilluara se liderët Manchester United (36) dhe Liverpool (33).
Në anën tjetër, Brighton ndodhet në vendin e 17 në ligë me 14 pikë.
Në pesë ndeshjet e fundit, City ka shënuar tre fitore dhe dy barazime, ndërsa Brighton ka arritur katër barazime dhe një humbje.
Guardiola do të fillojë ndeshjen me formacionin 4-3-3, ndërsa Graham Potter me 3-4-2-1.
Man City: Ederson; Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko; Rodrigo, Gundogan, De Bruyne (C); Mahrez, Foden, Bernardo
Brighton: Sanchez; White, Webster, Dunk, Mac Allister; Trossard, Tau, Propper, Bernardo; Burn, Veltman. /Insajderi.com