Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 1953 është kryer dënimi me vdekje mbi një të burgosure, transmeton Insajderi.
Lisa Montgomery (52), e cila në vitin 2007 u dënua me vdekje për shkak të vrasjes së 23 vjeçares Bobbie Jo Stinnett në muajin e tetë të shtatzënisë në Missouri, pas çka nxori foshnjën e saj nga barku, e cila mbijetoi, u ekzekutua në burgun federal në Terre Haute, Indiana, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekzekutimi i Montgomery ishte dënimi i parë me vdekje për një grua të burgosur në SHBA në 68 vitet e fundit.
Kelley Henry, avokate e Montgomery, pohoi se ata që u përfshin në ekzekutimin e klientit të saj duhet të turpërohen, duke argumentuar se ekzekutimi është larg ligjit.
Prokurorët theksuan se Montgomery planifikoi me kujdes vrasjen dhe u zbulua se ka parë video të operacionit cezarian në internet.
Në burgun Terre Haute, 11 të burgosur që janë dënuar me vdekje janë ekzekutuar me injeksion helmi që nga korriku i vitit 2020. /Insajderi.com