Arrijnë në Kinë ekspertët e OBSH-së që do ta hetojë origjinën e Coronavirusit

Arrijnë në Kinë ekspertët e OBSH-së që do ta hetojë origjinën e Coronavirusit

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë arritur të enjten në qytetin kinez Wuhan për të nisur hetimet për origjinën e pandemisë COVID-19.

Ekipi ka arritur pas muajve negociata mes OBSH-së dhe autoriteteve të Pekinit, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Media shtetërore kineze ka raportuar për arritjen e një ekipi prej 10 ekspertësh, të cilët pritet të intervistojnë njerëz nga institutet hulumtuese, spitalet dhe nga tregu i kafshëve ku është menduar se është paraqitur rasti i parë i Coronavirusit.

Ekipi do të jetë në karantinë për dy javë para se të nisë hulumtimet, që do të mbështeten në mostrat dhe dëshmitë e ofruara nga autoritetet kineze.

COVID-19 së pari është zbuluar në Wuhan në fund të vitit 2019. Për orgjinën e tij ka ende spekulime. Disa besojnë në mundësinë e bartjes nga lakuriqi në njerëz, përmes blerjes së ndonjë kafshe tjetër të shitur për ushqim apo qëllime mjekësore në ndonjë treg në Vuhan.

Qeveria kineze ka promovuar teoritë se shpërthimi mund të ketë nisur me importe të ushqimeve të kalbura të detit, pretendim që është kundërshtuar nga shkencëtarë dhe agjenci ndërkombëtare./Insajderi.com